Juventusi ka fituar përballë Atalantës mbrëmjen e sotme me rezultatin 2:1, duke triumfuar në këtë mënyrë në Kupën e Italisë.
Bardhezinjtë nuk po kalojnë një sezon të mirë, pasi udhëheqën kampionatin italian për 9 vite radhazi.
Këtë vit ata rrezikojnë të mos futen në Champion League për sezonin e ardhshëm, duke qenë se fati i tyre varet nga ndeshja Atalanta-Milan.
I pari që zhblloki sfidën ishte Dejan Kulusevski, në minutën 31. Më pas Atalanta barazoi me Ruslan Malinovskyi në minutën 41. Ndërsa golin e fitores e shënoi Chiesa në minutën 73.
(E.H/Faxweb.al)