Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, i ftuar në Fax News foli në lidhje me masat që janë marrë në vend për tu mbrojtur nga koronavirusi.
Brataj u shpreh se filtri i parë për personat e infektuar me këtë virus është Evropa, pasi Shqipëria nuk ka linjë të drejtëpëdrejtë me Kinën, ku ndodhet edhe qyteti Wuhan që ka shënuar edhe numrin më të lartë të të vdekurve dhe të infektuarve.
“Për fat të mirë nuk ka pasur raste të konfirmuara. Midis kësaj pandemie ne kemi fatin që nuk kemi fluturim direkt në Kinë. Njerëzit që hyjnë në Evropë kanë një filtër se kush zbret. Bëjmë një filtër para se të hyjmë në Evropë. Zona e Wuhanit, është zona që ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve. Nuk është e gjithë Kina e infektuar, është vetëm në atë zonë që është përhapur. Filtri i parë është Europa nuk jemi ne. Ka dy kontrolle, është edhe lista e pasagjerëve që vijnë dhe nga vijnë.
Nëse vijnë nga Kina dhe nuk ke vendosur maskën, çdo person është i përgjegjshëm për veprimet që kryen.Ne na lihet skeda, kuptohet se si këshillohet të bëjë një autokarantine, të kufizojë lëvizjen, deri sa të kalojë 14 ditëshi. Ne japim të njëjtat këshilla, pas pesë ditësh shfaqn simptomat, maksimumi është do 14 ditë që të shfaqet.
Në jemi në periudhë gripi dhe gjëja e parë që duhet të shohim është temperatura, kolla. Ende pa ndodhur koronavirusi i këshillojmë njerzit dhe i kërkojmë të dhënat.”- u shpreh Brataj.
Brataj u shpreh se QKUM ka pasur reserve shumë të mira në Shqipëri dhe ka kostume antiinfektive nuk është e thënë që të jetë vetëm për koronavirus.
(M.Q/Faxweb.al)