Me dhjetëra mijëra banorë janë evakuar sot në Filipine nga rajonet bregdetare dhe nga rajonet tjera të rrezikuara në lindje të vendit, të cilat pritet të goditen nga tajfuni i fuqishëm, ”Nok Ten”.
Autoritetet kanë tërhequr vëmendjen se valët mund të arrijnë lartësi mbi dy metra. Ka rrezik gjithashtu nga rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet në Gadishullin Bikol dhe ishujt tjerë të afërt.
Ndër të parët u evakuan ishin foshnjat, fëmijët dhe personat e moshuar, të cilët u dërguan në disa shkolla që gjenden disa kilometra larg nga rajonet e rrezikuara.
Bikoli, rajon ky i varfër bujqësor me rreth 5.5 milionë banorë, shpesh është rajoni i parë që goditet nga rreth 20 tajfunet që godasin për çdo vit Filipinet. Sipas Qendrës Amerikane për Masa Parandaluese gjatë tajfuneve, stuhia në Filipine do të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 230 kilometra në orë. Tajfuni do të godas një zonë me 42 milionë banorë, përfshirë këtu edhe Manilën, kryeqytetin e Filipineve. (E.K/SHUPLAKA)