07:20 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

18:41 | 03/06/2025
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga Valerio Carruba, profesor në Universitetin Shtetëror të São Paulos në Brazil në bashkëpunim me Universitetin e Palermos në Itali, një grup asteroidësh që rrotullohen rreth Venusit paraqesin një kërcënim të mundshëm për Tokën.

Aktualisht janë identifikuar rreth 20 asteroide të tillë, por sipas shkencëtarëve ky numër mund të jetë shumë më i lartë. Ajo që i shqetëson studiuesit nuk është vetëm prania e tyre, por dy faktorë të rrezikshëm që i shoqërojnë: ndriçimi i fortë i Diellit që i fsheh nga vëzhgimi dhe orbitat e tyre të paqëndrueshme, të ndjeshme ndaj ndryshimeve gravitacionale, çka e bën të vështirë parashikimin e trajektores së tyre në periudha afatgjata.

Për të analizuar rrezikun, studiuesit kanë realizuar një simulim duke klonuar 26 asteroide me karakteristika të ndryshme dhe i kanë lënë të qarkullojnë virtualisht për mbi 30 mijë vjet. Rezultatet tregojnë një mundësi reale për përplasje me Tokën në të ardhmen. Megjithatë, për shkak të natyrës së paparashikueshme të këtyre orbitave, ekziston edhe shpresa që ata të largohen nga rrezja e Tokës.

Carruba thekson nevojën për një mision hapësinor pranë Venusit për të identifikuar më mirë këta objekte të fshehur. Rreziku nuk vjen më vetëm nga trupat qiellorë të largët, por edhe nga ato të vegjël dhe të afërt. Megjithëse asteroidët kanë diametër rreth 150 metra, një përplasje do të kishte pasoja katastrofike, me fuqi shpërthyese mijëra herë më të madhe se bombat atomike të Luftës së Dytë Botërore.

Pas

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Para

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

Para
Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

 



Të Fundit

Zelensky njofton marrëveshje të reja ndërkombëtare për armët me SHBA-në dhe Danimarkën

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Vritet sekretari i këshillit bashkiak në Meksikë teksa po shikonte një ndeshje basketbolli

Nëntë të vdekur në një aksident rrugor në Egjipt

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.