Në këto ditë përvëluese fillim korriku në plazhin e Vile- Bashtovës në Rrogozhinë , pushuesit janë të pakët në numër.
Vija bregdetare është e mbuluar nga papastërtitë ndërkohë që pushuesit vendas që e frekuentojnë më së shumti këtë plazh duket sikur janë mësuar me këtë pamje aq sa një pjesë e tyre ndihen të lumtur vetëm se nuk paguajne para për të qëndruar në plazh .
Stacionet sezonale të plazhit edhe pse numerohen me gishtat e dorës në këtë zonë nuk i preferojnë , shezlonget e tyre janë bosh.
Me çarçaf e me bukën me vete pushuesit që qendrojnë ketu shprehen me keqardhje se ky plazh i mrekullueshëm është lënë tërësisht në harresën e plotë teksa theksojnë se mungesa e kullave të vrojtimit është tepër shqetësuese.
Vetem pak dite më parë pohojne ata 4 fëmijë i shpëtuan mbytjes por fatmirësisht shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të pushuesve të rastit.
“Po të ishte vënë dorë do kishte më shumë padtërti. Edhe çmimet njerëzit nuk i përballojnë më. Ne jemi mosha e tretë. Kullat e vrojtimit jo, ishin duke u mbyt 4 fëmijë, po i tërhiqte dallga, i shpëtun vetë pushuesit. Rreziku mbetet. Plazhi është shumë i mirë.
Bukën me vete e marrim. 4-5 mijë çadra. Ne e kemi bërë për qefin tonë këtë. As pastërti, asgjë zero. Ku është PS ka mbërdhif cdo gjë. Ku i ka rojet, ku e ka pastërtinë. Ca kërkojmë nga kjo qeveri”- janë shprehur pushuesit për Faxnews.
Këto pamje aspak të denja për plazhet tona janë të njejta prej shumë vitesh pasi institucionet përgjegjëse vetëm heshtin .