Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kubë, ku një avion i linjës kubane ka shpërthyer në flakë në aeroportin ndërkombëtar të Havanas, “Jose Marti”, vetëm disa momente pasi ishte ngritur në ajër.
Një zyrtar i paemëruar ushtarak ka deklaruar se nga rrëzimi i aeroplanit Boeing 737 në Kubë, kanë mbijetuar vetëm tre persona të cilët janë në gjendje të rëndë, ndërsa 104 tjerë kanë mbetur të vdekur në vend.
.@CNN has obtained video that appears to show smoke rising from the plane crash site, near José Martí International Airport in Havana Cuba. pic.twitter.com/oObs4WKvXU
— Paul P. Murphy (@murphy_paulp) May 18, 2018
Presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel i cili ka dalur në vendin e ngjarjes, ka deklaruar se “numri i viktimave është i madh”.
Edhe pse mediat kubaneze fillimisht kishin raportuar se bëhet fjalë për aeroplanin e aviokompanisë “Cubana de Avijasion”, më vonë është kuptuar se aeroplani ishte i “Blue Panorama Flight”.
#BREAKING #Cuba TV transmits first video images of #Havana #plane crash site … 104 on board heading to #Holguin @Telemundo51 pic.twitter.com/wHfEbgDMch
— JRodriguez (@JRodzMIA) May 18, 2018
Aeroplani ishte marrë me qira nga kompania shtetërore Cubana de Aviación nga kompania meksikane Damojh, tha agjencia kineze e lajmeve Prensa Latina.
TV shtetëror tha se ishte një fluturim i brendshëm nga kryeqyteti kuban në qytetin e Holguinit, në lindje të ishullit.
Imazhet treguan një kolonë të trashë tymi që ngrihej mbi vendin e rrëzimit. Ekipet e zjarrit dhe ambulancat janë në vendin e ngjarjes.
Duhet thënë se bilanci i viktimave mund të ndryshojë pasi këto janë të dhëna paraprake.
Avión se desploma en Cuba! Un vuelo nacional con 104 personas que cubría la ruta entre Habana- Holguín. El Boing 7373 era rentado por la compañía Cubana de Aviación y se desplomó tras despegar. Se reportan muertos… #news #tv #friday #cuba #usa #florida #flight #sad #died #crash pic.twitter.com/IPejbR5TvD
— Daniel Benitez (@danielbnews) May 18, 2018
(B.H/Faxweb)