Në një lidhje me skype me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, avokati Tom Gashi ka komentuar aktualitetin politik në Kosovë dhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit përmes një mocioni mosbesimi nga aleati i tij, Isa Mustafa kur në vend sapo kishte hyrë pandemia e koronavirusit
Gashi tha se e gjitha bëhet në kuadër të një plani për largimin e Kurtit nga skena ndërsa pohoi se ky i fundit i pengon për aritjen e planeve për copëtimin e Kosovës.
Pjesë nga intervista me gazetarin Reear Xhahxiu:
A jemi sot në pragun e një kaosi politik ku asnjë palë nuk është dakort, dhe a po përpiqet Thaçi të krijojë një qeveri dhe Kurti të shtyjë gjithçka?
Gashi: Thaçi është i frikësuar nga kryeministri Albin Kurti sepse ai nuk do të lejojë të funskionojë plani i tyre 2-vjeçar që territori i Kosovës ti jepet Serbisë. Thaçi është në anën e atyre që kanë qenë në pushtet për 40 vite dhe asnjë të mirë nuk i kanë sjellë vendit. Ata dëshirojnë të formojnë një qeveri pa Vetëvendosjen por që neni 82 parashikon se qeverinë e krijon forca fituese.
Pse po përmendet ndryshimi i Kushtetutës tani? A është ky një hap drejt marrëveshjes Thaçi-Vuçiç?
Gashi: Edhe Mustafa e di se nuk mund të formohet qeverisje pa Vetëvendosjen, dhe e dinë se është e pamundur të formojnë qeverinë me këtë Kushtetutë pa partinë fituese. Nuk mund të forohet qeveri që kanë dalë të tretat, të katërtat në zgjedhje.
A ishte ky koalicion përplasja e dy kuptimeve diametralisht të kundërta?
Gashi: Këto janë detaje të politikës së sofistikuar që nuk di ti spjegoj. Ndoshta edhe LDK nuk ka qenë e bindur se Albin Kurti mund të bëjë lëshime. Kërkesat që bënë ishin justifikime. Unë besoj se LDK i ka pasur të mëhershme indiciet sepse gjithmonë ka qenë në bashkëpunim me PDK-në.
Cili ishte gabimi i Albin Kurtit?
Gashi: Gabimi i tij ishte se nuk bëri asnjë gabim, kërkoi vetëm zbatimin e programit dhe parimet e tij të panegociushme. Ai i dha shpresë pas 20 vitesh Kosovës dhe duke parë se nuk do të lejonte ndarjen e Kosovës, u kthyen në krahun e të tjerëve.
A ishte shkarkimi i Veliut një mekanizëm i skenuar?
Gashi: Kishte paralajmërime të hershme se LDK do të dalë nga qeveria dhe donin të shantazhonin Kurtin. Veliu doli kundër udhëheqësit të tij me deklaratën. Epilogu do të ishte i njëjtë edhe sikur të mos shkarkohej. Mendoj se fuqia e punës së Albin Kurtit nuk i lejoi këta të tjerët që kanë qeverisur keq dhe të gjithë u bashkuan dhe iniciativa ishte e atyre që nuk duhej ta bënin kurrë, e LDK-së.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post