Pupla zogjsh u gjetën në dy motorët e Jeju Air Boeing që u rrëzua në fund të dhjetorit në Muan gjatë operacionit të hetimit për të zbuluar shkakun e rrëzimit, njoftuan mediat koreano-jugore.
Më 29 dhjetor 2024, një Jeju Air Boeing 737-800 me 181 pasagjerë në bord nga Bangkok u rrëzuar në aeroportin Muan për t’u përplasur me një mur në fund të pistës. Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan kësaj fatkeqësie më të rëndë ajrore në Korenë e Jugut.
Ekspertët nga Koreja e Jugut dhe SHBA, përfshirë njerëz nga Boeing, po kryejnë hetimet.
Para përplasjes, piloti dërgoi një sinjal shqetësimi për goditjen e shpendëve dhe më pas ndërpreu përpjekjen e tij të parë për ulje. Në përpjekjen e dytë, rrotat nuk dolën për ulje.
Kreu i hetimit u tha gazetarëve javën e kaluar se “u gjetën krahë zpgjsh në një nga motorët”, duke theksuar megjithatë se një përplasje me një zog nuk shkakton menjëherë dëmtim të motorit. “Duhet të shohim nëse kjo ka ndikuar në të dy motorët. Është e sigurt që një motor është përplasur me një zog”, tha ai.
Një vështirësi shtesë vjen nga fakti se kutitë e zeza të avionit ndaluan regjistrimin katër minuta para rrëzimit.
Aeroporti Muan do të qëndrojë i mbyllur deri më 19 janar, sipas një deklarate nga Ministria e Transportit e Koresë së Jugut.