Mëngjesin e sotëm një avion i ushtrisë ruse me 91 pasagjerë në bord ran ë Detin e Zi. Avioni ishte nisur drejt Sirisë. Në momentet e para të ngjarjes ekzistonte frika se ky mund të ishte edhe një sulm terrorist, duke ditur angazhimin e Rusisë në Siri.
Mirëpo sipas të dhënave më të fundit, nga hetimet paraprake, ka dy shkaqe të mundshme. Njëra nga pistat është ajo e gabimit teknik, ndërsa tjetra mendohet një gabim njerëzor nga ana e pilotit.
Menjëherë pas ngjarjes Presidenti Putin shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe angazhimin për zbardhjen e plotë të saj.
Nga rrëzimi nuk mendohet të ketë të mbijetuar, ndërkohë që në Detin e zi janë zbuluar disa mbetje të cilat mendohet t’i përkasin avionit. (E.K/SHUPLAKA)