Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj maxhorancës për rrëzimin e dekretit të presidentit Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se Parlamenti është kthyer në mejhane, e cila po i shërben vjedhjes së Teatrit Kombëtar.
“Kthejne parlamentin ne mejhane,qe te vjedhin Teatrin.Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane. Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00.
Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash. Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç’jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde. Parlamenti vdiq..rrofte mejhania.”, shkruan ai.
Discussion about this post