Një aeroplan që mbante 11 persona në bord u rrëzua ditën e sotme në Oqeanin Paqësor në rrugën drejt transportuesit të avionëve USS Ronald Reagan, tha Marina e SHBA-së.
Flota e 7-të e bazuar në Japoni thotë në një deklaratë se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është nisur nga transportuesi.
“Rimëkëmbja e personelit është duke u zhvilluar dhe gjendja e tyre do të vlerësohet nga stafi mjekësor i USS Ronald Reagan”, thuhet më tej ne deklaratë, pa specifikuar nëse ka të dhëna për jetën e personave që ishin në bord..
Emrat e ekuipazhit dhe pasagjerëve janë duke u mbajtur sekret në pritje të njoftimit fillmisht të të afërmve të tyre. Shkaku i rrëzimit nuk ishte menjëherë i qartë, thotë më tej Marina Amerikane.
Avionët amerikanë janë përfshirë në dy aksidente fatale në fillim të këtij viti në ujërat aziatike që vranë 17 marinarë dhe çuan në largimin e tetë oficerëve të lartë të marinës nga postet e tyre, duke përfshirë edhe komandantin e flotës së 7-të.
(E.K/Faxweb)