Avioni Tu-154 i ushtrisë ruse me 91 paragjerë në bord është rrëzuar në Detin e Zi. Avioni është zhdukur nga radari 20 minutra pasi kishte bërë ngritjen nga aeroporti. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesë të tij, mbetje, në Detin e Zi.
Mes personave në bord kanë qenë edhe 3 gazetarë. Avioni ishte nisur drejt bazës Latakia në Siri. Pjestarë të ekuipazhit ishte edhe një kor muzikantësh që parashikonin të jepnin një koncert në Siri për ushtarët rus atje.
Ende nuk ka një raportim të qartë për trupat e personave, dhe nëse do të arrihet të gjenden. Ashtu si ende nuk ka një pistë zyrtare për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror. (E.K/SHUPLAKA)