Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kolumbi, ku një avion është rrëzuar pak pas ngritjes në fluturim, duke lënë si pasojë 5 të vdekur dhe një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Puerto Carrena, në Vichada.
Mediat lokale bëjne me dije se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se viktimat e aksidentit janë të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit, piloti, inxhinieri udhëtimi dhe transportuesit e mallrave ndërsa i vetmi i mbijetuar është një teknik udhëtimi.
Akoma nuk dihet se cili është shkaku i rrëzimit të avionit, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=wOyPsZUCr0s