Një avion me rreth 60 pasagjerë në bord është rrëzuar në një zonë malore të Iranit.
Mësohet se avioni i linjës Teheran-Jasuj ka rënë pranë qytetit Semirom, në provincën Isfahan.
“Të gjitha forcat e emergjencës janë mobilizuar. Në avion kishte 50-60 pasagjerë”, thotë një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës.
Avioni ATR 72 u zhduk nga radarët 20 minuta pasi u ngrit në fluturim.
Dëshmitarët thanë për mediat lokale se dukej sikur avioni po mundohej të kryente një ulje emergjente përpara se të rrëzohej.