Raportohet se të paktën dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur për shkak të rrëzimit të një helikopteri në një park në Florida.
Sipas mediave lokale bëhet e ditur se dy viktimat ndodheshin në bordin e helikopterit, ndërsa personi i mbetur i plagosur ndodhej në vendin ku u rrëzua helikopteri.
Me rënien e tij në tokë helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa përreth zonës.
Forcat e sigurisë mbyllën menjëherë parkun deri kur u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit.
Autoritetet po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)