Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e Bahri Shaqirit për në krye të KLSH-së.
Sipas ish-ministrit Arben Ahmetaj, që drejtoi këtë mbledhje, Shaqiri nuk ka eksperiencën e duhur në fushën e financave, pavarësisht se ai është një personalitet me integritet të lartë moral.
Që me propozimin e Shaqirit mazhoranca përmes deputetit Ulsi Manja, doli kundër Metës duke theksuar se kandidatit i mungon eksperienca financiare.
“Plotëson kushtin per arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH. Angazhimet janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH.
Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe auditimit, financiar, i performancës etj. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës për mosmiratimin e kandidaturës së tij”- tha Ahmetaj.
(E.K/FAXWEB.AL)