Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, ka dëgjuar kërkesën e Partisë2 Bindja Demokratike përmes përfaqësuesit të saj, Fabin Topollaj për të hapur kutitë në disa bashki për të cilat ka dyshime se janë bërë manipulime.
Sipas Topollajt, duhen bërë verifikime në sistemin TIMS, pasi siç ai akuzoi, ka shqiptarë që nuk kanë qenë fare në atdhe, dhe ndërkohë rezultojnë sipas tij, të jenë votues më 30 qershor.
Ndërkohë kërkesa e tij është refuzuar nga ana e KQZ-së me argumentin se nuk kan indicia mbi pretendimet e bëra.
Topallaj: Të hapen të gjitha materialet zgjedhore në kuti, mes votave dhe atyre qytetarëve që rezultojnë në lista që kanë votuar. Kjo bëhet krejt lehtësisht që ky proces mund të ndihmojë sistemi TIMS, për të bërë një ballafaqim mes atyre që rezultojnë të kenë votuar më 30 qershor me sistemin TIMS, dhe do kuptoni që shumë shqiptarë që nuk kanë qenë në Shqipëri, rezultojnë votues në Sarandë.
Salianji: Para se të kërkoni hapjen e kutive zgjedhore, na tregoni ku vëzhguesit e BD kanë bërë ankim në qendrat e votimit. Mbasi të marrim këtë dokument ë është e mundshme të bëhet nga vëzhguesi, atëherë do të shkojmë tek kutitë, tek lista dhe materialet zgjedhore. Vërtetë nuk keni pasur mundësi të numëroni, por keni pasur mundësi të shkruani dhe të ankimoni që ditën e zgjedhjeve. Duhen fakte, shënime që lihen në proces, për të shkuar më tej deri tek hapja e kutive. Këtë që paraqisni ju pas 10 ditësh, na gjeni një vëzhgues që ka shprehur të paktën një ankimim, që në këtë qendër votimi votat e Bindjes kanë kaluar për PS-në. Kutitë le të hapen vetëm nëse ka kontenstime nga vëzhguesit.
Topollaj: Ne i kemi ankimuar të gjitha qendrat e kësaj njësie administrative, Sarandës. Gjetjet e vëzhguesve tanë janë bërë pas mbylljeve të kutive të votimit. Kur është shpallur rezultati në ato qendra votimi, ata kanë konstatuar që ka pasur më shumë vota sesa votues. Kur ta bënin ankimimin ata?
Biba:Në një hetim administrativ kërkohen prova. Mund të na thoni një qendër ku e keni evidentuar këtë shkelje?
Topollaj: Ka ndodhur në çdo qendër, më jepni kohë dhe unë do t’i gjej provat
Biba: Të paktën një, një qendër votimi ku e ke parë këtë shkelje
Topollaj: Ja ku është prova, prova
Biba: Unë të drejtohem me ju, m’u drejto me ju, jo me ti
Bitri: Ka një shifër mbi këtë që thoni
Topollaj: Nëse doni një shifër konkrete, mund ta jap për të gjithë qendrën zgjedhore pasi të më jepni kohë. Fenomeni nuk është i izozluar por shtrihet në të gjithë qendrat e votimit
Biba: Nise nga e para dhe do t’i marrim një nga një
Topollaj: Unë po them të gjitha, ti thua më thuaj një. Kodi zgjedhor e thotë qartë se të vetmit që kanë akses janë komisionerët. Ne kemi bërë një kërkesë që ju mund ta quani të paargmunetuar por ajo nuk është shqyrtuar fare nga KQZ.
Zguri: Është rrëzuar kërkesa ime për hetim administrativ dhe administrate përbëhet nga një subjekt politik. Kërkesa ankimore në raport me provat ka amulli, kam një propozim për një sondazh që disa nga kutitë për të parë votat.
Biba: kërkova një qëndër që të na jepte një indicie më herët PD nga timsi solli prova ju si BD duhet t’i kishit marrë një fillesë prove një indicie serioze ju se keni sjell.
Ndërkohë Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve pas dëgjesave dhe diskutimeve në këtë mbledhje ka vendosuur për të mos e pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike për hapjen e kutive.