Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e të gjykatës së Tiranës për lënien në burg të Izet Haxhisë.
Shkalla e Parë e ka refuzuar që në fillim të korrikut. Haxhia e ka kërkuar me pretendimin se i ka kaluar afati në paraburgimit.
Gjykata e Tiranës me 26 korrik vendosi të rrëzojë kërkesën e të pandehurit për lirimin nga burgu me argumentimin që kanë përfunduar afatet e paraburgimit, pasi duhet ti llogariten koha e burgut në turqi dhe ata në shqipëri
Avokati i Haxhisë Idajet Beqiri deklaroi se: Nuk është llogaritur drejt burgu në turqi pasi atje atje një ditë llogaritet 1 ditë si 3, kështu 4 vjet e katër muaj i ka bërë atje duke i llogaritur sipas kësaj në 12 vite.
Prokuroria ka kërkuar të shpallë mos kompetencë dhe të gjykohet nga Krimet e Rënda, për këtë arsye ka përplasje mos kompetencash dhe kjo zgjidhet nga Gjykata e Lartë, për këtë arsye duhet të merret parasysh gjykimi i shkurtuar pasi i ka tejkaluar afatet e burgimit. Ai është e dënuar me 25 vite burg, por deri tani ka bërë 20 dhe duhet të lirohet duhet të paktën të lihet arrest shtëpie.
Discussion about this post