Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
Raportohet se një vogëlushe 5-vjeçare ka ndërruar jetë menëjherë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 12-të i një pallati në lagjen “29 Nëntori”.
Ajo është identifikuar si V. J. 5 vjeçe. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Mësohet se vogëlushja ka qenë vetëm në shtëpi, pasi e ëma kishte shkuar të bënte pazar.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Rreth orës 09:45, në lagjen “29 Nëntori”, një fëmijë i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V.J. Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish-firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)