Një turist çek është dëmtuar gjatë eksplorimit të tij në natyrë, ku sipas policisë aia ka rënë nag një lartësi e konsiderueshme në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë.
61-vjeçari ka marrë lëndime në trup, sakaq policia dhe FNSH në gatishmëri të plotë kanë ndërhyrë për shpëtimin e tij.
Atij i është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, i vijnë në ndihmë 1 turisti çek, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë.
Sot, rreth pasdites, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasi çek V. Sh., 61 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.
Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.
Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.
Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.