Pas humbjes së zgjedhjeve, ish-presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh, largohet nga vendi.
Jammeh ka qëndruar për 22 vite me radhë në pushtet, por disfata në zgjedhjet e qershorit të dhjetorit ishte diçka e papërballueshme për të.
Që në momentin e parë kur fitues i zgjedhjeve u shpall kundërshtari i tij, Adama Barroë, ai kundërshtoi me forcë.
Megjithatë dy ditë pasi presidenti i ri i Gambisë bëri betimin, Jammeh i ka hipur avionit për Guine.
Në një intervistë për BBC-në, presidenti Barroë tha se kundërshtarit të tij politik do ti duhet që herët apo vonë të kthehet në vendlindje. Kjo sepse ai do të ngrejë një komitet investigativ, për të hetuar akuzat për abuzim me të drejtat e njeriut ndaj ish-presidentit. (D.D/Shuplaka)