12:05 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

‘’Rrëzuam 53 nga 56 dronë’’, Ukraina: Ja si e parandaluam sulmin masiv në Kiev

12:33 | 16/09/2024
në Te Gjitha
0
‘’Rrëzuam 53 nga 56 dronë’’, Ukraina: Ja si e parandaluam sulmin masiv në Kiev

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë rrëzuar 53 nga 56 dronët rusë, natën mes 15 dhe 16 shtatorit, duke shtuar se “shënjestër kryesore” e tyre ishte kryeqyteti Kiev.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, Ruslan Kravchenko, tha se një grua është shtruar në spital, pasi është plagosur nga copat e një droni të rrëzuar.

Shefi i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Popko, tha se Kievi ishte nën sulm për më shumë se tri orë gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore “i rrëzoi pothuajse të gjithë dronët e armikut”.

Radio Evropa e Lirë, megjithatë, nuk mund t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë për zhvillimet në fushëbetejë.

Rusia ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe lloje të ndryshme raketash gjatë kohës më të madhe të pushtimit, që ka nisur qysh në shkurt të vitit 2022.

Shumë nga sulmet e fundit kanë goditur infrastrukturën e energjisë, por bomba shpesh kanë rënë edhe në spitale, shkolla dhe ndërtesa banimi.

Moska, në anën tjetër, këmbëngul se nuk i sulmon zonat e civilëve.

Instituti për Studime të Luftës, me bazë në SHBA, tha më 15 shtator se Rusia “po përpiqet të arrijë një fitore vendimtare në Ukrainë deri në vitin 2026 – përpara se kufizimet e mundshme ekonomike të fillojnë t’i degradojnë ndjeshëm kapacitetet e Rusisë” për të luftuar në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha CNN-it se do t’i paraqesë presidentit amerikan, Joe Biden, një plan me katër pika për fitimin e luftës, kur të takohet me të gjatë këtij muaji.

Etiketa: kieviukraina
Pas

Akuza për prodhim dhe shitje narkotikësh, Apeli i GJKKO dënon me 6.8 vite burg Endi Braçajn

Para

239 vajza e djem nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë

Para

239 vajza e djem nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

Blindohet Saranda/ Dhjetëra forca në terren për kapjen e Ramadan Zotos, në kërkim për plagosjen e dy personave pak ditë më parë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

EMRI/ Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet brigjet e Rusisë, paralajmërime për tsunami

Korçë/Po drejtonte automjetin ne gjendje të dehur,arrestohet 37-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.