Vetëm pak ditë më parë, Alfio Rrotani dhe moderatorja e njohur Fatma Methasani pranuan publikisht se janë një një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.
Këtë mëngjes, Fatma postoi në Instastoryn e saj një video ku shfaqej në makinë me Alfion, teksa kishin ngecur në trafik.
“Njëri këtu as nuk ja ka idenë që e pret një surprizë Rri dhe ankohet për trafikun.”- kishte shkruar moderatorja për partnerin, i cili vetëm pak më parë zbuloi dhuratën speciale të Fatmës.
Në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, Alfio shfaqet tepër i lumtur teksa shikon motorrin e tij, të cilin ja ka dhuruar Fatma.
“S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve të mi’. Të dua.”- shkroi Alfio në postimin ku etiketoi partneren.
Discussion about this post