06:24 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Rri ha pula ti dhe u jep gjellë qensh shqiptarëve”, “Pica e ngjala ha ai, e pi kokën e tij”, BATUTAT më pikante të Ramës, Bashës dhe Metës

09:05 | 07/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rri ha pula ti dhe u jep gjellë qensh shqiptarëve”, “Pica e ngjala ha ai, e pi kokën e tij”, BATUTAT më pikante të Ramës, Bashës dhe Metës

Tre krerët e partive kryesore në vend folën gjerësisht për situatën politike në vend. Kryeministri e njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama në emisionin “Të Pakekspozuarit”, kryetari i LSI-së e njëherazi kryeparlamentari Ilir Meta në emisionin “Arena” me Dritan Hilën dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, folën për tensionin që ka shoqëruar këto ditë vendin për shkak të deklaratave të tyre të papritura, apo kundërshtuese të njëra-tjetër.

Në përballje me pyetjet drejtuar për krizën politike, qëndrimet e tyre, e ato çka është bërë deri tani, nuk kanë munguar batutat, ku kryesisht më të shumta kanë qenë ato të bëra nga kryeministri Edi Rama.

Batutat e Ramës:

Rama: Gënjen morë zotëri, se nuk ka thënë 300 mijë vende pune. Rri ha pula këtu ti me Lubonjën dhe Bushatin dhe i jep gjellë qensh shqiptarëve.

Rakipi: Pula ke ti 4 vjet që ha sa të kanë rënë qërpikët e syve.

—

Rama: Merr Lubonjën të bëj psikoanaliza apo të analizojë psiqikën time, se ai dhe Saliu e bëjnë mirë këtë punë. Ai e ka kthyer dashurinë në urrejtje

—

Rakipi: Mirë publicitet dhe rikthehemi sërish

Rama: Po pse do rrimë këtu deri në mëngjes?!

Rakipi: Pse o…

Rama: Kur e mbyll klubin?

—

Rama: E bëre si Saliu, more më shumë minuta se dhe unë dhe thua nuk ka demokraci. E kupton apo jo? Sali ka folur tre herë më shumë se unë. Unë nuk shquhem për fjalime të shkurtra, unë flas gjatë.

Rakipi: Po mirë më ta jap videon, nesër ke videon. Të matet koha dhe nesër t’ia dërgoj kryeministrit.

Rama: Mos kopjo Arjan Çanin, kjo është origjinale e Arjan Çanit. Mos iu drejto Ledios sepse ajo është ekskluzive e Arjan Çanit.

Rakipi: Nuk e dinja, nuk e dinja.

Rama: Ka të drejtën të kërkojë të drejtën e autorit, Arjan Çani.

—

Rama: Hë na thuaj ndonjë gjë interesante

Rakipi: Për median do të të pyesja

Rama: Folëm gjithë ato për median

Rakipi: Të ndihmon të merresh me këtë kazanin e medias?

Rama: Po është një kazan, është një kazan, po vlon gënjeshtra, vlojnë shpifjet, e vlojnë akuzat. Më e keqja është se është i financuar.

—

Rakipi: Hajde dhe ti, ne të presim

Rama: Unë nuk kam frikë, ja erdha

Rakipi: Rregullo ndonjë gjë se të është mbushur mendja shumë keq

Rama: Mbaroi emisioni apo jeni duke… jeni të çuditshëm ju, keni braktisur profesionin, keni shpikur një profesion të ri. Ju të gjitha i keni, jeni gjithologët më të mëdhenj

Rakipi: Të është mbushur mendja që është vetëm ai lart dhe ti

Batutat e Bashës

Fevziu: Po nëse Rama hyn në çadër?

Basha: Rama është në çadrën e kanabisit dhe e ka bërë dru gjithë vendin

—

Basha: Nëse do isha në vend të Ramës, në rastin teorik meqë e pyete, padyshim që do zgjidhja largimin e krizës politike nga vendi për t’i dhënë besim shqiptarëve.

Fevziu: Por do krijoje një precedent, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Basha: Jo, kjo është një sajesë që më vjen keq që e han ti. Si u shkelka Kushtetuta dhe ligji?

—

Basha: Nuk do të pranoj monologje shterpë të kryeministrit që shkon në bisedime me fjalime të parapargatitura.  Duan një dialog fasadë dhe fjalime të parapërgatitura. Ky nuk është dialog, këto janë monologje shterpë nga ato që keni dëgjuar këto 3 vjet.

—

Fevziu: Zoti Basha më dukeni shumë i qetë ndërkohë që gjendja është alarmante.

Basha: Jam i qetë unë se jam me njerëzit nuk jam i mbyllur në kafe nuk rri me…

Fevziu: “Jeni mbyllur në çadër dhe hani pica” tha kryeministri dhe “pini coca cola”

Basha: Pica dhe ngjala ha ai dhe mund të pijë ndonjë gjë tjetër, colën ndoshta jo por kokën mund ta pijë.

—

Basha: Dua të falënderoj ata qindra mijëra shqiptarë që mbështesin lëvizjen popullore dhe t’i garantoj se lëvizja popullore nuk mbaron, por do të vazhdojë deri në themelimin e Republikës së re që ju meritoni. Me këtë Republikë të re asgjë nuk do jetë më si më parë, as studio e Fevziut.

Fevziu: Jo mo… studion time, Republikë e vjetër apo Republikë e re, nuk e përcaktoni dot ju studion time. Ju s’po përcaktoni dot zyrën e Ramës, jo  më studion time.

Basha: Do jetë më mirë e kisha fjalën. Jo më e më keq mund të jetë. Një batutë që bëra unë, një batutë në fund fare. Do jetë shumë më mirë, nuk varet nga ty… pjesa që nuk varet nga ty do jetë shumë më mirë.

Batuta e Metës

Hila: Ka thënë e diçka tjetër që është parlamenti më i dobët në historinë e shtetit shqiptar

Meta: Atëherë unë besoj se Z. Rama ka të drejtën e tij të shprehet. Unë mund të jap disa përgjigje të drejtpërdrejta.

Hila: Ju keni menduar që Berishën ta lini më mirë të shfryhet në parlament se sa të shfryhet në rrugë?

Meta: Tani lidhur me parlamentin, ju e dini mirë, keni qenë diplomat në Itali, parlament= parlare. Nëse ne do të ndalojmë edhe të drejtën e fjalës në parlament në mënyrë që ata të rrinë më seriozë, nuk e dimë si mund të kthehet parlamenti.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: batutaedi ramailir metalulzim basha
Pas

Rusia i përgjigjet SHBA-ve: Ke cënuar sovranitetin e Sirisë, keni gjetur një pretekst

Para

Sidriti i zbulon sekretin Eltonit, tregon sa vjeç bën: P.s këto flokët janë të një mikut tim (FOTO)

Para
Sidriti i zbulon sekretin Eltonit, tregon sa vjeç bën:  P.s këto flokët janë të një mikut tim (FOTO)

Sidriti i zbulon sekretin Eltonit, tregon sa vjeç bën: P.s këto flokët janë të një mikut tim (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.