Edhe pse një pjesë e mirë e banorëve janë larguar nga Pallati që rrezikon shembjen në Gjirokastër, dy familje ende nuk kanë pranuar që të dalin prej aty.
Rreth orës 01:30 të mesnatës është bërë nxjerrja nga banesa e banorëve të tjerë dhe ju kanë thënë se do të qëndrojnë në konvikt deri të martën derisa të maren masat për këtë pallat.
Gjatë mesnatës kanë ndodhur çarje të reja toke dhe kjo ka bërë që pallatit t’i vohet shiriti. E megjithatë për ‘’Fax News” një nga familjarët shprehet me këmbëngulje se do të qëndrojnë në banesë dhe se nuk e ka pranuar thirrjen e bërë për tu larguar.
‘’Nuk kam ku shkoj, as dua të shkoj atje. Do rri këtu mos e diskuto”, është shprehur një prej banorëve.
Ka qenë kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ajo që ka firmosur dhe urdhërin e evakuimit për familjet, duke iui gjetur atyre një vendstrehim provizor.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=TnKeMJHMz8c&feature=youtu.be