Rrahjet mes ligjvënësve në parlamentin turk nuk përbëjnë më një risi, por këtë herë protagonistë të sherrit kanë qënë dy deputete femra. Pas sherrit ato kanë përfunduar në spital. Debati sërish nisi nga ndryshimet e propozuara kushtetuese që synojnë zgjerimin e pushtetit të presidentit Rexhep Tajip Erdoan.
Në raundin e dytë të votimit, Parlamenti ratifikoi 7 nga 18 nene, duke i hapur kështu rrugën aprovimit të plotë të paketës deri mbrëmjen e së premtes. Por situata degjeneroi në dhunë kur një deputete e partisë së Erdoanit, AK, u përpoq t’i jepte fund protestës se ligjvënëses së pavarur Aylin Nazliaka, e cila lidhi veten me pranga në podium në shenjë proteste ndaj një presidence më të fortë.
Paketa e reformes kushtetuese shfuqizon rolin e kryeministrin duke i dhënë presidentit autoritetin të kundërshtojë një ligj, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpërndajë Parlamentin e të caktojnë ministra të kabinetit, zyrtarë publikë dhe gjysmën e gjykatësve të lartë.
Ajo njihet ndryshe si “projektligji i pushtetit”. E njëjta paketë do t’i krijojë gjithashtu mundësinë Erdoanit që ka shërbyer dhe si shef ekzekutivi nga 2002-shi deri në 2014-tën, që ta zgjasë mandatin e tij presidencial më e pakta deri në vitin 2029.
https://www.youtube.com/watch?v=QV9bhsykXnU