Dy vëllezër janë rrahur me njëri tjetrin në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Myrtezim Këlliçi”. Njëri prej vëllezërve është arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policise:
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. H., 21 vjeç (vëllai i 33-vjeçarit), pasi kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”.
Discussion about this post