Një stjuardesë dhe e dashura e saj u rrahën deri në gjakosje e duke pësuar fraktura në fytyrë pasi një grup djemsh dyshohet se i sulmuan ato në një autobus në Londër, pasi vajzat refuzuan të putheshin.
Melania Geymonat, 28 vjeç, hipi në autobus me të dashurën amerikane Chris pas një mbrëmje në Ëest Hampstead, në verilindje të Londrës, në 30 majit.
Por gjatë udhëtimit, ajo pretendoi se një bandë të rinjsh pasi e panë se ishin çift u kërkuan që të putheshin duke bërë gjeste seksuale të pahijshme.
Ajo tha: “Gjëja tjetër që mbaj mend ishte se po më grushtonin. Pata gjakderdhje dhe rashë. Nuk mbaj mend nëse kam humbur vetëdijen apo jo. ‘
Zonja Geymonat shtoi: ‘Ata donin që ne të putheshim që të mund të na vëzhgonin. Unë u përpoqa të kapërcej situatën, pasi unë nuk jam një person konfrontues, duke u thënë atyre që të na linin të qetë pas Chris nuk ndihej mirë.
Burrat, të cilët ishin në moshën 20 apo 30 vjeç, filluan t’u hidhnin gjërat në autobus – që po udhëtonte drejt Camden – dhe çifti u tha atyre të ndaleshin.
“Gjëja tjetër që mbaj mend ishte Chris në mesin e tyre dhe ata po e rrihnin”, shtoi zonja Geymonat, e cila është me origjinë nga Uruguai, por tani jeton në fshatin Essex të Takeley.
“Unë nuk mendova gjatë dhe hyra. E tërhoqa Chriss pas dhe u përpoqa ta mbroj atë kështu që ata filluan të më rrahin.
Ndjeja gjakun që po lagte të gjithë rrobat e mia dhe të gjithë dyshemenë”.
Ajo ndau përvojën e saj të mërkurën në një postim në Facebook, i cili deri tani ka tërhequr më shumë se 3.700 komente dhe 9.700 shpërndarje