Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë rrahur brutalisht një të pastrehë.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Viktor Hoxhalli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 në Korçë dhe i dëmtuari po merr mjekime në spitalin e Korçës.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.