Gjatë ndeshjes së sotme mes skuadrës së Shënkollit dhe Besëlidhjes, presidenti i Kamzës, Naim Qarri ka përfunduar i rrahur.
Vetë Qarri ka deklaruar në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” se gjatë ndeshjes së sotme, drejtuesit por edhe përfaqësues të forcave të rendit se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
“Ajo që ndodhi në Shënkoll është skandal! Atje jam goditur nga presidenti i Shënkollit, Artan Djala po jo vetëm kaq. Më ka goditur edhe nga shefi i Komisariatit të Policisë së Lezhës dhe nga presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka”, është shprehur ai.
Në këtë ndeshje, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte gol. Kështu nëse Besëlidhja fiton në ndeshjen e ardhshme, do ngjitet në renditje me të njëjtat pikë si kundërshtarët. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post