Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin Balldren të Elbasanit.
Një grua, 33 vjeçare është rrahur dhe kërcënuar nga i shoqi dhe si rezultat ka tentuar t’i jap fund jetës së saj.
Mësohet se rrahja dhe kërcënimi i nënës së re ka ndodhur në banesë për motive të dobta.
Dyshohet se shtetasja V.Xh ka konsumuar një sasi medikamentesh mjeksore, për ti dhënë fund jetës. Aktualisht ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka arritur të arrestojë në banesë burrin e saj, shtetasin Orest Xharja, 32 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje ” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes mbetur në tentativë”. (MD/SHUPLAKA)