Një shtetas është arrestuar nga policia e Fierit ditën e sotme. Ai është Amarildo.K, 32 vjeç. Ai akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij vetëm 16 vjeç. Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
32 vjeçari është me banim në Fier.
Sipas policisë ky nuk është rasti i parë që ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Prej kohësh ai e përndiqte duke e kërcënuar. Ai akuzohet për veprën penale ”Përndjekje” dhe ”Dhunë në familje”.
(E.K/SHUPLAKA)