Shtetasi 50-vjeçar i identifikuar si Fatos Ç. 50 vjeç, banues në Tiranë, është vënë në prangat e Policisë së Tiranës.
Ai akuzohet për dhunën psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj djali të tij të mitur me iniciale D. Ç. Arrestimi i tij u krye ditën e djeshme nën akuzën e dhunës në familje.
“Më datë 11.06.2017, u arrestua shtetasi Fatos Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë, sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit të tij të mitur me D. Ç. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.”, citohet në njoftimin e policisë.
(XHA./SHUPLAKA)