Nuk kanë të sosur rastet e dhunës në familje në vendin tonë. Kështu në Shijak Policia ka arritur të ndalë në kohë degjnerimin e një konflikti në familje.
Bashkëshorti rrihte vazhdimisht në 18-vjeçare dhe pas kontrollit që i është bërë nga Policia në banesë atij i janë gjetur dhe armë dhe municione.
Ngjarja ka ndodhur në Shijak dhe sipas policisë, ne pranga u vu shtetasi Zeqir Nurka 27 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Ky shtetas për motive të dobëta, ne banese, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B. 18 vjeçe”- thote policia.
Gjatë kontrolli të ushtruar në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, tip kallashnikov, model 56, kalibër 7.62 mm, një kreher me 30 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Dhunë në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 130/ a dhe 278/3 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)