Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallzimin e dhunës, duke arrestuar në flagrancë dhunuesin.
Dhunuesi i dënuar edhe më parë për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. E dhunuara, pas marrjes së ndihmës mjeksore është larguar në banesë. Shkaku i dhunës, lekët e pensionit për ti prishur për konsum alkooli.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi :
- H, 51 vjeç, banues në Baz-Mat (i dënuar më parë për Dhunë në familje).
Arrestimi i tij u bë pasi, Policia ka marrë njoftim se shtetasja L.H, 75 vjeçe, në banesën e saj po dhunohej nga djali i saj, i cili po ushtronte dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime fizike në trup.
Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin e lartpërmendur, si dhe i ka dhënë ndihmën e duhur shtetases së dhunuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1, i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post