Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e dhunës në familje. Mësohet se ai u arrestua në flagrancë pas denoncimit të baskëshortes së tij italiane, e cila nuk mundi të duronte më dhunën që i ushtrohej.
37-vjeçarja dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti shqiptar 45 vjeç, në sy të djalit të tyre jj vjeç. Në momentin e mbërritjes së policisë në banesë, i denoncuari që ishte në gjendje të dehur ka vazhduar të godasë gruan. “Ancona Today” shkruan se uniformat blu mezi kanë arritur ta përmbajnë atë.
Pritet që këtë mëngjes, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, të paraqitet përpara trupit gjykues në Ancona ku do të njihet me masën e sigurisë. (XH.A/SHUPLAKA)