Megjithëse popullit i kërkojnë që të mbyllet në shtëpi dhe të vetëkarantinohet, ligjvënësit në Kosovë duket se nuk janë aq të trembur nga koronavirusi.
Në Kuvend po mbahet seanca e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ndërkohë që deputetën janë parë pa masa mbrojtëse ndaj virusit që ka mbërthyer globin.
Ky fakt është vënë re dhe nga ish-deputeti, Shpend Ahmeti, i cili po shikon nga shtëpia seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti shkruan se deputetët që po flasin në foltore të njëjtë nuk është e mirë.
“Qëkjo që po folni në foltore të njejtë, nuk e keni mirë. plus tu bërtit. A jeni të sigurtë për shëndetin e njani tjetrit? #covid19 #rriNshpi”, ka shkruar Ahmerti në Facebook.