Kryetari i partisë së Lirisë, Sali Berisha në një takim me intelektualë, ka folur mbi gjendjen ku ndodhet Tirana dhe punën e bërë përgjatë viteve që kryebashkiak ishte kryeministri Edi Rama.
Berisha tha se gjatë 11 viteve si kryebashkiak i Tiranës, Rama vetëm kishte vizatuar dhe se gjatë gjithë javës qëndronte në Pezë, duke u kthyer në fundjavë për t’u thënë qytetarëve se ishte në krye të punës.
Ndërsa theksoi se gjëja e vetme e mirë që Rama kishte bërë gjatë punës së tij, ishte vendimi për mbrojtjen e zonave të cilat e meritonin këtë status. Por më tej shtoi se edhe këtë vendim e shkeli duke ndërtuar kulla kudo.
“U mor me vizatimet por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe vinte të shtunë e të dielë për t’u thënë qytetarëve se po vdes në punë. Por unë ju them juve, në 4 vite, ka rindërtuar 12 kilometra rrugë gjithsej. Tirana ka mijëra kilometra rrugë të paasfaltuara edhe sot. Bëri një gjë të mirë, vëri vendim qeverie ku shpalli zonë të mrbojtur atë zonë që e meritonte të ishte e tillë. Por ky njeri do i vërsulej me tërbim ta shkatërronte këtë zonë. Çdo qytet është normale të ketë ndërtime të kohës. Arkitektë të cilat në Roterdam apo vende të tjera, kanë ndërtuar kryevepra, këtu transformohen me Edi Ramën dhe këtë kryetar bashkie, ata përshtaten dhe çdo gjë e dikton pesha e drogës. Askush nuk është kundër një lagje moderne në Tiranë, por kjo që ndodh këtu nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Janë vërsulur për të ndërtuar kulla pa asnjë lloj plani dhe pa asnjë lloj plani urbanistik”– tha Berisha.