11:07 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rripi i Gazës, presidenti Donald Trump: Pronë e rëndësishme, duhet të kontrollohet dhe posedohet nga SHBA-ja

09:46 | 08/04/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rripi i Gazës, presidenti Donald Trump: Pronë e rëndësishme, duhet të kontrollohet dhe posedohet nga SHBA-ja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti sërisht pretendime ndaj Rripit të Gazës. “Ajo është një copë pasurie e paluajtshme tepër e rëndësishme,” tha ai gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas Trumpit do të ishte një “gjë e mirë” që atje të kishte një “forcë paqeje, si Shtetet e Bashkuara, të cilat të kontrollojnë dhe posedojnë Rripin e Gazës”.

Trumpi përsëriti në këtë mënyrë një deklaratë të ngjashme, me të cilën kishte shokuar në fillim të shkurtit opinionin ndërkombëtar gjatë një konferencë shtypi krah për krah me Netanyahun.

“Pronë buzë detit”

Trumpi deklaroi tani se ai prej vitesh “dëgjon vetëm për vrasje, për Hamasin dhe për probleme” në zonë. Izraeli e “posedonte” dikur “këtë pronë buzë detit” dhe më pas hoqi dorë nga ajo në emër të paqes – por sipas mendimit të tij kjo gjë ka dështuar, tha Trumpi.

“Unë nuk e kuptoj pse Izraeli hoqi dorë asokohe prej kësaj zone? Ajo i përket Izraelit,” tha Trumpi. “Izraeli vërtet nuk duhet të kishte hequr kurrë dorë prej Rripit të Gazës.” – tha Trumpi.

Netanjahu: Vizion i guximshëm

 

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjatë takimit me presidentin Trump kishte folur për planin e tij për t’i zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës, ndërsa zona të rindërtohet. Netanyahu e quajti këtë ide të Trumpit një vizion “të guximshëm”.

Konferenca e planifikuar për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë u anulua në mënyrë të papritur. Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë njoftim pa dhënë asnjë arsye./DW

Pas

Vladimir Topjana u qëllua për vdekje me plumb në kokë! Ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkëatdhetarin

Para

Kapet në Durrës egjiptiani i kërkuar nga Italia për trafikim njerëzor, pjesë e një organizate kriminale

Para
Mallakastër/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60-vjeçari

Kapet në Durrës egjiptiani i kërkuar nga Italia për trafikim njerëzor, pjesë e një organizate kriminale

 



Të Fundit

Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”

Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

“Katastrofike”, OKB: Përkeqësohet ndjeshëm situata në Gaza

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

“Shkelje të rënda me votën e diasporës”/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rënda dakord në kontratën me KQZ

Shpërdoruan detyrën duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spiralore, prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim 10 zyrtarë

Izraeli bombardon perëndimin e Sirisë, ushtria izraelitë: Goditëm depo me raketa

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

Babë e bir të armatosur në Shijak! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.