Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste me Covid-19, nga 2,267 testime të bëra, ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 126.
MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 7 persona.
Njoftimi i plotë:
23 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.
Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.
Në total numri i rasteve aktive është 126.