Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 21 raste të reja të infektuara dhe janë shëruar 111 persona. Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:
10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës.
Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454.
Në total numri i rasteve aktive është 832.