Eshtë rritur numri i viktimave në Bahamas pas goditjes katastrofale të uraganit ‘’Dorian’’.
Deri më tani, raportohet për 43 viktima, ku 35 kufoma u gjetën në pjesën e Bahamasit të madh, ndërsa 8 të tjerë u gjetën në arkipelagun e Abokos.
“Dorian” arriti shkallën me një lartë për një uragan, shkallën e pestë duke u regjistruar si më i fuqishmi që ka goditur ishujt Bahamas.
Autoritetet zyrtare të Bahamasit konfirmojnë se numri i viktimave do të rritet, pasi ka ende trupa dhe persona të bllokuar. 400 mijë banorë të Bahamasit ndodhen në mëshirën e fatit.
Pavarësisht evakuimeve që po bëhen nga ajri, situata ende nuk është qetësuar, ku autoritetet bëjnë apel për ndihmë më të madhe. BE-ja deklaroi se do të akordojë një fond prej 500 mijë € për asistimin e banorëve për ushqim dhe ngrohje.