12:34 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritet deri në 40 për qind taksa e banesës

14:33 | 15/11/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet deri në 40 për qind taksa e banesës

Tax

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat e tyre, nga janari 2018. Qeveria Rama ka propozuar, në paketën fiskale 2018, që tatimi mbi banesat të jetë përqindje e vlerës së tyre dhe jo një taksë në shumë fikse si deri më tani.

Ky ndryshim do të sjellë të paktën një rritje prej 1500 deri në 3000 lekë në vit për çdo familje. Të ardhurat nga kjo taksë do të mblidhen nga pushteti lokal. Le të marrim një shembull konkret për të kuptuar më qartë ndryshimin në taksën e shtëpisë:

Taksa sot

Aktualisht, taksa për shtëpinë është 15 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, dhe 30 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993.

Pra, një familje që jeton në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, kudo në Tiranë, paguan 1500 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar para vitit 1993, ose 3000 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar pas vitit 1993. Kjo taksë paguhet e ndarë në 12 muajt e vitit.

Taksa sipas paketës fiskale 2018

Në variantin e paketës fiskale 2018 që po diskutohet aktualisht në komisionet parlamentare, Qeveria Rama parashikon që taksa për shtëpitë të jetë sa 0,05 për qind e çmimit mesatar fiskal.

Ky çmim është përcaktuar nga qeveria Rama gjatë procesit të rivlerësimit të shtëpive, proces i përfunduar në maj të këtij viti.

Këto çmime reference ndryshojnë në zona të ndryshme të Tiranës dhe janë çmimet që përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rastet e shit-blerjeve të banesave.

Më konkretisht Tirana ndahet në 11 zona të ndryshme, të cilat brenda tyre kanë disa nën ndarje sipas zonave kadastrale, dhe çmimet e referencës variorjnë nga 60 mijë lekë në 190 mijë lekë për metër katrorë.

Pra, një familje që jeton në një apartament 100 metra katrorë të ndërtuar pas vitit 1993, tek zona Komuna e Parisit (ku çmimi i referencës është 107 mijë lekë për metër katrorë), më parë paguante 3000 lekë në vit, ndërsa tani do të paguajë 5350 lekë, pra 2350 lekë më tepër.

Vetëm në rastet kur qytetarët e Tiranës banojnë në një apartament 100 metra katrorë në ato zona ku çmimi i referencës është 60 mijë lekë (Porcelan, Kinostudion, Linzë, Bregu i Lumit, Allias, “5 maji”) taksa e shtëpisë shkon 3000 lekë në vit, pra e barabartë me taksën aktuale për shtëpitë e pas vitit 1993. Për të gjithë banorët e zonave të tjera, taksa e shtëpisë në vitin 2018 do të rritet./ Exit.al

Etiketa: banesataksa e banesestaksa ne shqiperi
Pas

Tragjedia në minierën e Bulqizës, KUSH është minatori 20-vjeçar që humbi jetën mes gurëve

Para

VIDEO/ Si u kapën nga Policia brenda lokalit tre të fortët në Fier, krimet që dyshohet se kanë kryer

Para
VIDEO/ Si u kapën nga Policia brenda lokalit tre të fortët në Fier, krimet që dyshohet se kanë kryer

VIDEO/ Si u kapën nga Policia brenda lokalit tre të fortët në Fier, krimet që dyshohet se kanë kryer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerëson miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për Shqipërinë: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit, si vendi pararojë mes vendeve kandidate

Granatë, kapsolla e fishekë/ Divjakë, vihet në pranga 70-vjeçari

Mbyllja e TikTok/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim në seancë publike, por rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.