Gjate ditëve të fundit 100-200 fëmijë cdo ditë janë paraqitur me temperaturë të lartë dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes në pediatrine e qytetit të Fierit.
Sipas mjekes pediatre në spitalin pediatrik periudha prej qershorit e deri këtë të hëne të parë të muajit gusht ka sjelle fluks të rasteve të vizitave të femijëve ku gati 70% e tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid teksa ka theksuar se vetëm gjatë ditës së sotme dhjetëra fëmije dhe prindër kanë rezultuar pozitiv një pjesë e mirë e të cilëve emigrantë të cilët kanë ardhur për pushime. Po sipas pediatres Haxhiu femijëve të prekur nga Covid u jepet mjekimi në spitalin e Fierit ndërkohë që rastet e rënda dërgohen drejt Tiranes për një trajtim më të specializuar.
“Ka numër të shtuar të rasteve të Covid. Numër që ka ardhur në rritje që prej muajit qershor dhe në vazhdimësi. Paraqitjet janë temperatura, dieare dhe të vjella. Nga rastte që ne testojmë gati 80% rezultojnë pozitive. Ka numër të shtuar të rasteve pozitive në urgjencë. Sidomos korriku dhe gushti janë rreth 100-120 paraqitje të pacientëve gjatë 24 orëve. Në repart janë rreth 15-20 pacientë të shtruar cdo ditë”, tha mjekja Haxhiu.
Mjekja ka pohuar gjithashtu se cdo ditë në pediatrinë e Fierit ka 20- 40 hospitalizime jo vetëm me Covid por edhe me virozat e stinës teksa u ka berë apel prindërve të paraqiten fillimisht te mjeku i familjes dhe te jenë vigjilentë për cdo simptomë shqetësuese që paraqitet në shëndetin e fëmijëve të tyre.