15:43 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Rritet interesi për turizmin kulturor në vend, 40% më shumë vizitorë në muze dhe kala gjatë 2016-ës

10:15 | 22/06/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet interesi për turizmin kulturor në vend, 40% më shumë vizitorë në muze dhe kala gjatë 2016-ës

Pasuritë kulturore të Shqipërisë kanë nisur të çmohen gjithnjë e më shumë nga të huajt, teksa shihet se numri i vizitorëve në qendrat kulturore muze dhe kala është rritur me 40 për qind vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT.

Nga të dhënat mbi trashëgiminë kulturore, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike, muze dhe kala është rritur respektivisht me 10,0 % më 2014, 17,0 % më 2015  dhe 40,0 % më 2016.

Të pasionuarit pas trashëgimisë kulturore që përbënin një pjesë të madhe të ofertës turistike në vendet e Lindjes se Mesme dhe Afrikë, për shkak të destabilizimit që ka e përfshirë këto rajone janë në kërkim të destinacioneve të reja. Vitin e fundit  numri i turistëve në Shqipëri është shtuar shumë edhe për shkak të pasurisë që shfaqi Turqia vitin e kaluar.

Në themel të tureve agjencitë turistike kanë vënë atraksionet e natyrës dhe monumentet e kulturës, kalatë, amfiteatrin e Durrësit, Butrintin  etj. që këtë vit kanë qenë më të populluara se kurrë.

Agjencitë turistike shprehen se Shqipëria mbetet një destinacion i pazbuluar i turistëve europiane në aspektin kulturor.

Rrallë gjen një vend tjetër në Europë që ofron qytetërim të shekujve VII-VIII para erës tonë me çmimet kaq të lira. Në këtë drejtim unik mbetet Butrinti, i cili është një qytet me arkitekturën e para erës sonë që vjen deri në ditët e sotshme pas asnjë ndërhyrje.

Apolonia dhe amfiteatri Durrësit janë po aq me histori se objektet e Romës së lashtë.

Por ashtu si edhe shumë sektorë edhe trashëgimia kulturore e vendit nuk është mirëmenaxhuar është dëmtuar nga ndërtimet pa leje dhe nuk është zhvilluar dhe marketuar për t’iu ofruar turistëve vlerat e vërteta që ato i mbartin./ Revista Monitor

Etiketa: shqiperiturizmi kulturor
Pas

Qëllojnë me armë drejt lokalit në Fier, arrestohen dy persona. Me precedentë të mëparshëm penalë

Para

Tri ditë para zgjedhjeve, cilat janë tri mitingjet që do zhvillohen sot në Tiranë dhe Durrës

Para
Tri ditë para zgjedhjeve, cilat janë tri mitingjet që do zhvillohen sot në Tiranë dhe Durrës

Tri ditë para zgjedhjeve, cilat janë tri mitingjet që do zhvillohen sot në Tiranë dhe Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret në vend/4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishtet

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

Leandro Paredes ‘hap zemrën’: Messi nuk më foli për tre muaj

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Itali/Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet me 11 kg kokainë dhe armë zjarri

SHBA reagon për vrasjen e palestinezo-amerikanit: Ambasadori kërkon hetim të thelluar

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.