08:13 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rritet kërkesa për shërbime mjekësore në Shëngjin, qendra verore shëndetësore në gatishmëri të plotë

17:15 | 13/06/2025
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet kërkesa për shërbime mjekësore në Shëngjin, qendra verore shëndetësore në gatishmëri të plotë

Sezoni turistik në Shëngjin ka sjellë një rritje të ndjeshme të kërkesave për shërbime shëndetësore, duke e vënë menjëherë në punë qendrën verore që nisi zyrtarisht funksionimin më 1 qershor.

Brenda pak ditësh, kjo strukturë është kthyer në një pikë referimi për dhjetëra pushues që kanë kërkuar ndihmë për shqetësime të ndryshme shëndetësore.

Sipas stafit mjekësor, numri i vizitave ditore ka arritur deri në 40, ndërsa rastet më të shpeshta lidhen me problemet që shkakton ekspozimi i zgjatur në diell, lodhja fizike, çrregullime të lehta dhe pickimet nga insekte – një fenomen i zakonshëm gjatë verës në zonat bregdetare.

Mjekja Liza Ujka thekson se stafi është i përgatitur për të trajtuar një gamë të gjerë rastesh dhe vlerëson si thelbësore ofrimin e ndihmës në kohë dhe në kushte të përshtatshme për situata urgjente.

“Jemi të angazhuar për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë dhe efektive çdo shqetësimi shëndetësor që hasim, veçanërisht në këtë periudhë kur fluksi i pushuesve është në rritje.”- u shpreh Liza Ujka

Ndërkohë, Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Elson Frroku, siguron se janë marrë të gjitha masat për të garantuar funksionimin pa ndërprerje të qendrave verore shëndetësore në Shëngjin dhe Tale.

“Qendrat janë të pajisura me të gjithë logjistikën e nevojshme dhe staf të kualifikuar për të përballuar fluksin që sjell sezoni turistik.”- ka thënë mjekja.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm ndaj faktorëve të jashtëm, si rrezet e diellit apo konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara, dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast shqetësimesh, për të shmangur komplikime të mundshme gjatë qëndrimit në zonat turistike të Lezhës.

Pas

Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Para

Murtaja e bagëtive të imta, vatër infeksioni edhe në Devoll, asgjësohen 150 krerë

Para
Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Murtaja e bagëtive të imta, vatër infeksioni edhe në Devoll, asgjësohen 150 krerë

 



Të Fundit

Linja ajrore izraelite do të fillojë të sjellë qytetarët e bllokuar në shtëpi

Izraeli godet vendndodhjen e municioneve në Iran, Teherani i përgjigjet për herë të parë me raketën balistike supersonike

Mbi 50 avionë luftarakë izraelit sulmojnë objektiva të rëndësishme ushtarake në Iran

David Petraeus dhe ‘matematika e raketave’: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

Të dyshuar si agjentë të Izraelit, arrestohen disa persona në qytete të Iranit

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë

Izraeli lëshon 50 avionë kundër Iranit, godet vendet ku prodhohen raketa

Sot nis rinumërimi i 1282 kutive të qarkut Tiranë, do të shqyrtohen votat për partitë dhe kandidatët

Parashikimi i motit 18 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.