04:30 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rritet ndjeshëm obeziteti në vend dy vitet e fundit, si renditemi në botë

08:36 | 06/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet ndjeshëm obeziteti në vend dy vitet e fundit, si renditemi në botë

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.

Pas një rënieje në Shqipëri deri në vitin 2014, ai është rritur sërish ndjeshëm dy vitet e fundit, duke paralajmëruar shtimin e një sërë sëmundjeve të lidhura me të, ku më kryesori është diabeti.

Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga CIA World Fact Book, prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.7% të popullsisë në vitin 2016, nga 18.1% që ishte ky tregues në 2014-n, duke u renditur në vend të 74, nga 180 vende  ku ka të dhëna të vlefshme. Në vitin 2008, obeziteti në Shqipëri ishte 21.3%.

Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.

Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%.

Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%.

Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik. Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja.

Vendet me prevalencë më të lartë të obezitetit

Vendi me prevalencën më të lartë të obezitetit në botë është Kuvajti me 37.9%, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 36.2%.

Listën e kryesojnë në përgjithësi vendet e botës arabe, si Jordani, Arabia Saudite, Katari, Libia, Libani.

Në të gjitha këto vende prevalenca e obezitetit  është mbi 30%.

Vendet me prevalencë të ulët

Duke qenë se obeziteti është një sëmundje e shkaktuar nga kequshqyerja (si pasojë e një diete të keqe, ku individi merr më shumë kalori se sa djeg trupi), në vendet ku varfëria është e madhe, norma e obezitetit është shumë e ulët.

Dhjetë vendet me prevalencë më të ulët janë kryesisht vendet afrikane, me përjashtim të Japonisë.  Kjo e fundit është e njohur për dietën e kujdesshme me bazë peshkun. Vendi më elegant në botë për 2016-n është Vietnami me një prevalencë prej 2.1%.

Rritje e lartë e prevalencës për diabet në Shqipëri

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, që i referohen vitit 2014, prevalenca e diabetit në Shqipëri arriti në nivelin rekord në gati 17%, nga 11.8% që ishte në vitin 2002.

Raporti Global i të Ushqyerit për vitin 2016 nxjerr në pah se 44% e vendeve po përjetojnë “nivele shumë serioze” si të kequshqyerjes, ashtu edhe të obezitetit. Sipas raportit, kjo nënkupton se një në tre persona vuan nga kequshqyerja në njëfarë forme.

Sipas hartës së përpiluar nga studiuesit e këtij raporti të përvitshëm, shqiptarët ndodhen në një zonë të rrezikuar të obezitetit duke u gjendur në një zonë portokalli të fortë, me nivel 25-30 të BMI-së. Duke matur indeksin e masës trupore (që ndryshe quhet BMI) të të rriturve në 186 shtete, me normën që shqiptarët kanë krahasohen me shtete si Arabia Saudite, Egjipti, një pjesë e madhe e shteteve europiane dhe një pjesë të Amerikës Latine.

Ndërsa, rekordin e mban sërish SHBA, me indeksin BMI më të lartë, prej 30-35. Sipas studimit të Barrës Globale të Sëmundjeve (GBD) në vitin 2010, vihet re një rritje graduale e nivelit të vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri te të dy gjinitë.

Kështu, në vitin 2010, pati një rritje trefish të nivelit të vdekjeve nga diabeti te meshkujt dhe femrat shqiptare krahasuar me vitin 1990. Ashtu si me sëmundjet kronike ka rritje graduale të nivelit të vdekjeve nga diabeti te të dy gjinitë, veçanërisht për periudhën nga viti 1900 në 2000, dhe më pak në periudhën nga viti 2005 në 2010.

Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, duke shfaqur një nivel jashtëzakonisht të ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist./monitor

 

Etiketa: ne vendobezitetishifrat
Pas

Kush është 26-vjeçari, autori i masakrës së Teksasit, vrau 27 persona

Para

Qytetarët e Kumanovës në protestë, çfarë ndodhi në 9 maj të 2015 (VIDEO)

Para
Qytetarët e Kumanovës në protestë, çfarë ndodhi në 9 maj të 2015 (VIDEO)

Qytetarët e Kumanovës në protestë, çfarë ndodhi në 9 maj të 2015 (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.