Është rënduar bilanci i zjarrit që përfshiu ndërtesën 24 katëshe në Londër dy ditë më parë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se janë gjetur edhe 5 viktima të tjera, të cilët çojnë në 17 numrin e viktimave.
Ndërkohë që hetimi për zbulimin e shkakut të zjarrit vazhdon, një tjetër detaj i ri është zbuluar. Banori i apartamentit në katin e katërt të ndërtesës që u përfshi nga flakët, mësohet se kishte bërë gati valixhet përpara se zjarri të shpërthente nga banesa e tij.
Ishte fqinja e tij, Maryam Adam, e cila u lajmërua nga ai për zjarrin, ndërkohë që nuk u dëgjua asnjë alarm pas shpërthimit të flakëve. Ajo rrëfeu se ai shkoi te banesa e saj per ta njoftuar dhe në dorë kishte një cantë të madhe. Sipas saj, ai ishte rreth të 40-ave dhe e njoftoi rreth orës 12.50 të mëngjesit.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post