Eksperti Roland Shuperka foli për Fax News duke thënë se përdorimi i cigares elektronike ul dëmin te organizmi krahasuar me konsumin e duhanit tradicional dhe se qëndrimi në ambiente familjare me tym duhani është i papranueshëm.
Ai theksoi se alternativat e rejë të pirjes së cigareve të duhanit janë një mënyrë e m,irë për të shmanur dëmet e pakthyeshmë pasi duhani tradicional ka kimikate më përmbajtje kancerogjene dhe si pasojë nga 10 të sëmurë me kancer mushkërie 9 janë duhanpirës.
“Nëse ne e konsumopjmë për një kohe të gjatë do kemi dëme serioze sepse është mnjë drogë e vogël dhe të gjitha vdekjet nuk ndodhin nga nikotina por nga katrani. Qëndrimi në ambiente te duhanit është i papranueshëm dhe i dëmshëm dhe tymi nuk duhet të jetë i pranishëm në ambientet familjare.
Me vendet e rajonit, ne jemi në nivel pothuajse më të lartë se Maqedonia, Serbia , Mali i Zi dhe Bosnja dhe mos të harrojmë që cdo vit nga sëmundjet e duhanit vdesin nga 4 mijë persona. Kjo gjë shoqërohet me vdekshmëri dhe ka një kosto për familjen dhe shtetin, në 10 të sëmurë me kancer mushkerish, 9 janë duhanpirës prandaj them që pirja e duhanit tradicional ka pasoja fatale.
Lider në nivelin europian është Britania e cila do të eliminojë duhanin tradiciopnal, do vihen në zbatim produktet me ngrohje në mënyrë që kur thithet te pjesa e shkendijës temperatura shkon shumë e lartë dhe kimikatet shpërbëhen dhe ato janë kancoregjene që janë shumë të dësmhme për organzimin dhe ata po punojnë për ta shm,angur këtë gjë.
Cigarja elektronike apo duhani me ngrohje janë alternativa që shërbejnë në të mirë të shëndetit krahasuar më atë tradicional”– u shpreh Shuperka.
(E.D/faxweb.al)