Vetëm pak ditë më parë, një 40-vjeçar u arrestua në Elbasan me akuzën e ngacmimeve seksuale. Një tjetër i rritur u vu në pranga të premten në Berat me akuzën e veprimeve të turpshme me një 17-vjeçare.
Duke iu referuar statistikave të INSTAT, në 3 muajt e parë të 2018-s, janë raportuar 31 raste; 9 më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe ekspertët e shohin me shqetësim një fenomen të tillë, ku të pyetur nga Top Channel shprehen se “nuk kemi të bëjmë me defekt kulturor, por me një formë të shëmtuar të kriminalitetit”.
Nga ana tjetër, sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë shumë raste të akuzuar për ngacmim seksual lihen përgjysmë dhe nuk përfundojnë në gjykatë.